Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ymeri: Çmimet e larta të naftës i konvenojnë pushtetit

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri ka thënë se mosmiratimi i rezolutës për çmimet e naftës  në seancën e sotme të Kuvendit do t’u shërbejë interesave qeveritare që të mos ndikojë në vlerën e TVSH-së, e cila arkëtohet nga shitja e naftës.

Sipas saj, pushteti nuk ka dashur ta prekë aspak buxhetin, por vetëm ta rris atë me çmimet e larta.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Njerëzit që duan të punojnë e dinë se si mbahet vendi. Këta kanë ardhur me propagandë se do t’i bëjnë të gjitha por nuk mund të bëjnë asgjë. Nuk mbahet shteti me transfere financiare. Çdo ditë po kriset shtetmbajtja nga ana e Qeverisë së Vetëvendosjes. Është kriza energjetike, çmimet e naftës e tash edhe çmimet e produkteve. Tash janë edhe rritja e normave të interesit, sepse tash po marrin kredi edhe për gjëra të thjeshta, sepse nuk ka para në qarkullim”, ka thënë ajo.

Gjatë seancës u hodh në votim edhe rezoluta e propozuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) parti në opozitë, përmes së cilës kërkohej ulja e akcizës dhe heqja e TVSH-së për naftën. Për të 34 deputetë votuan për, 49 kundër dhe 7 abstenime. Debati për rezolutën u zhvillua më 3 prill, por votimi për të ishte shtyrë në mungesë kourumi.

Ymeri ka shtuar se çdo ditë e më shumë po humb vlera e parave.

Ajo ka thënë se gjitha paratë po shkojnë jashtë vendit, derisa ka përmendur spitalet private, shkollat private, blerjen e rrymës e naftës.

Sipas saj, ekonomitë nuk zhvillohen me gënjeshtra.

“Buxheti po shpenzohet për terminale doganore kur nuk janë në gjendje t’i mbajnë as ato që i kanë marrë. Në vend që të investojnë, gënjejnë. Në vend që me rregullu biznesbërjen, bizneset shkojnë jashtë, normalisht që inflacioni shkon 6.7”, ka thënë ajo.

Ymeri ka thënë se ZRRE-ja ka vonuar lajmin për tarifat pasi sipas saj ky është bërë vendim politik.

Ka shtuar se rritja e çmimeve të rrymës mund të ngjallë krizë sociale dhe mundet me pas edhe protesta masive, e sipas saj kjo është arsyeja që janë duke e shtyrë. Ymeri vlerëson se do ta shtyjnë deri në lëshimin e pakos 200 milionë euro. Për këtë pako, ajo ka thënë do përdoret për të blerë kohë.

“Ajo nuk rritet si lule, se nuk mbjellët, është si ujitje. Ajo e ndjell inflacionin e ri. Nuk është zgjidhje, vetëm me ble kohën për mos me pas rënie në vota”, ka thënë ajo.

Ymeri ka thënë se në vend nuk ka rezerva të naftës, as për nëntë orë.

Ka shtuar se një qeverie si kësaj, i përshtatet emigrimi. Ymeri ka deklaruar se Qeveria e ka kapur ZRRE-në.

Për çështjen e presidentit, ajo ka thënë se nuk ka rezultate nga takimet e kryeministrit Albin Kurti dhe partive tjera. Sipas saj, LDK-ja nuk mund të propozojë për shkak të numrit të deputetëve.

“Pse me na bë me përgjegjësi shtesë kur nuk kemi mundësi me bë presidentin”, ka thënë ajo, duke shtuar se nëse do të ishte i propozuar kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku për president do ta votonte. Por ka thënë se nuk është në dijeni nëse emri i tij është diskutuar brenda LDK-së.