Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar zëdhënësin e Qeverisë Arlind Manxhuka dhe deputetin Egzon Azemi me nga një vit e 6 muaj burgim për nxitje të përçarjes. Ndërsa të akuzuarit Edi Zenelaj dhe Qerim Elshani me 6 muaj burgim për kanosje.

Në bazë të aktakuzës së ndryshuar në vitin 2026 zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Arlind Manxhuka dhe deputeti i LVV-së, Egzon Azemi, akuzohen për veprën penale “Nxitja e përçarjes dhe mosdurimit”, ndërsa Qerim Elshani dhe Edi Zenelaj akuzohen për “Kanosje” drejtuar Afrim Shefkiut, prokuror special dhe Mentor Bajraktarit, gjyqtar i Gjykatës Themelore në Prishtinë. Në vendimin e parë për këtë rast Themelorja e pati liruar Manxhukën nga akuza për nxitje të përçarjes, Azemin e Elshanin i dënoi me nga 6 muaj burgim për kanosje, ndërsa Zenelajn me 6 muaj burgim për nxitje të përçarjes. Pas lirimit të Dejan Pantiqit nga paraburgimi, atëkohë i dyshuar për kryerje të veprës terroriste në dhjetor të 2022-ës Azemi shpërndau citatin “tradhtarët, plumbin e kanë hak” e Manxhuka ka shkruar se “ky aktlirim është akt tradhti”. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ndërkohë Elshani, akuzohet se shkroi në këtë rrjet social postimin ku shkruhet se gjyqtarit e prokurorit “duhet t’u hidhet bombë në gojë”, ndërsa Zenelaj meqë pretendohet se shkroi grafite në Prishtinë me emrat e gjyqtarit Mentor Bajraktari dhe prokurorit Afrim Shefkiu, duke i quajtur “shtyllë turpi”.

Miftaraj: Në një shtet ku sundon ligji, Kurti do ta shkarkonte zëdhënësin Manxhuka

7 o. më parë / 14 pri 2026 17:52
Ehat Miftaraj

Drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat Miftaraj, ka thënë se zëdhënësi i Qeverisë Arlind Manxhuka do të duhej të shkarkohej nga kjo pozitë pas vendimit të Gjykatës Themelore e cila e dënoi me 1 vit e 6 muaj për nxitje të përçarjes. 

Ai ka theksuar se zëdhënës i Qeverisë nuk mund të jetë një person i dënuar me burgim efektiv. 

“Ne një shtet ku sundon ligji dhe qeverisja e mire Kryeministri Kurti sot e kishte shkarkuar nga pozita e zëdhënësit te qeverise. Zëdhënësi i qeverise nuk duhet te jete një person qe është i dënuar me burgim efektiv nga gjykata ne shkalle te pare”, ka shkruar Miftaraj në Facebook.

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar zëdhënësin e Qeverisë Arlind Manxhuka dhe deputetin Egzon Azemi me nga një vit e 6 muaj burgim për nxitje të përçarjes. Ndërsa të akuzuarit Edi Zenelaj dhe Qerim Elshani me 6 muaj burgim për kanosje.

Në bazë të aktakuzës së ndryshuar në vitin 2026 zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Arlind Manxhuka dhe deputeti i LVV-së, Egzon Azemi, akuzohen për veprën penale “Nxitja e përçarjes dhe mosdurimit”, ndërsa Qerim Elshani dhe Edi Zenelaj akuzohen për “Kanosje” drejtuar Afrim Shefkiut, prokuror special dhe Mentor Bajraktarit, gjyqtar i Gjykatës Themelore në Prishtinë. Në vendimin e parë për këtë rast Themelorja e pati liruar Manxhukën nga akuza për nxitje të përçarjes, Azemin e Elshanin i dënoi me nga 6 muaj burgim për kanosje, ndërsa Zenelajn me 6 muaj burgim për nxitje të përçarjes. Pas lirimit të Dejan Pantiqit nga paraburgimi, atëkohë i dyshuar për kryerje të veprës terroriste në dhjetor të 2022-tës Azemi shpërndau citatin “tradhtarët, plumbin e kanë hak” e Manxhuka ka shkruar se “ky aktlirim është akt tradhti”. 

Ndërkohë Elshani, akuzohet se shkroi në këtë rrjet social postimin ku shkruhet se gjyqtarit e prokurorit “duhet t’u hidhet bombë në gojë”, ndërsa Zenelaj meqë pretendohet se shkroi grafite në Prishtinë me emrat e gjyqtarit Mentor Bajraktari dhe prokurorit Afrim Shefkiu, duke i quajtur “shtyllë turpi”.

Manxhuka: Kemi qenë të bindur se do të prishen shumë interesa

9 o. më parë / 14 pri 2026 15:58
arlind manxhuka

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë që e dënoi Manxhukën dhe deputetin e LVV-së, Egzon Azemi, me nga një vit e 6 muaj burgim për nxitje të përçarjes.

Pas lirimit të Dejan Pantiqit nga paraburgimi, atëkohë i dyshuar për kryerje të veprës terroriste në dhjetor të 2022-ës Azemi shpërndau citatin “tradhtarët, plumbin e kanë hak” e Manxhuka ka shkruar se “ky aktlirim është akt tradhti”.

“Ndikimi i Serbisë në veri, bandat kriminale atje janë shpartalluar. Ajo që jo që nuk u bë, por që u stimulua për mbi 20 vjet, u luftua dhe u çmontua për vetëm një mandat. Natyrisht, kemi qenë të bindur që do të prishen shumë interesa. Por, jemi ballhapur, pjesa që nisi të cilësohej ‘Dhuratë e Rankoviqit’ po merr jetë si kurrë më parë si mrekulli e bukuri e Republikës së Kosovës”, ka shkruar Manxhuka në reagimin e tij në Facebook.

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar zëdhënësin e Qeverisë Arlind Manxhuka dhe deputetin Egzon Azemi me nga një vit e 6 muaj burgim për nxitje të përçarjes. Ndërsa të akuzuarit Edi Zenelaj dhe Qerim Elshani me 6 muaj burgim për kanosje.

Në bazë të aktakuzës së ndryshuar në vitin 2026 zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Arlind Manxhuka dhe deputeti i LVV-së, Egzon Azemi, akuzohen për veprën penale “Nxitja e përçarjes dhe mosdurimit”, ndërsa Qerim Elshani dhe Edi Zenelaj akuzohen për “Kanosje” drejtuar Afrim Shefkiut, prokuror special dhe Mentor Bajraktarit, gjyqtar i Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Azemi: Turp atyre që lirojnë kriminelët serbë e na dënojnë neve për reagim

10 o. më parë / 14 pri 2026 14:47
ea

Egzon Azemi

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Egzon Azemi ka reaguar ndaj dënimit me 1 vit e gjashtë muaj burgim ndaj tij, që Gjykata mori sot për veprën “nxitje e përçarjes”.

Ka shkruar se “ata që lirojnë terroristët serbë që gjuajnë bomba duan të na dënojnë neve aktivistëve shqiptarë vetëm sepse reaguam ndaj këtij skandali”.

“Arlind Manxhuka dhe unë sot u dënuam nga 1 vit e 6 muaj burg, pa asnjë provë nga sistemi i vjetëruar i drejtësisë që liron terroristët serbë. Edi Zenelaj dhe Qerim Elshani u dënuan me nga 6 muaj burgim.  Krejt kjo nga ata që i nënshtrohen Serbisë”, ka shkruar ai.

Sipas tij, janë katër vjet burgim për ata që reagojnë kur lirohen kriminelët serbë që gjuajnë bomba e vrasin policë.

Çantat që vijnë andej kufirit të Republikës kurrë nuk do të na mbyllin gojën. Rroftë Republika e Kosovës, turp atyre që lirojnë kriminelë serbë e neve na dënojnë veç pse reagojmë”, ka shkruar ai në Facebook.