Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, e ka përmendur Kosovën në mesin e shteteve në të cilat presidenti Donald Trump ka ndikuar sivjet që të parandalohen luftëra.
Ajo e theksoi këtë, derisa ia atribuoi presidentit amerikan meritat për t’i shuar tensionet ndërmjet vendeve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Presidenti tani i ka përfunduar konfliktet midis Tajlandës dhe Kamboxhias, Izraelit dhe Iranit, Ruandës dhe Republikës Demokratike të Kongos, Indisë dhe Pakistanit, Serbisë dhe Kosovës, dhe Egjiptit dhe Etiopisë... Kjo do të thotë se presidenti Trump e ka ndërmjetësuar, mesatarisht, rreth një marrëveshje paqeje ose armëpushim në muaj gjatë gjashtë muajve të tij në detyrë”, ka theksuar Leavitt.