Zjarri ka përfshirë zonën midis dy fshatrave të Rahovecit, Zoqishtë dhe Hoqë e Madhe, të mërkurën.
Kryetari i Komunës, Smajl Latifi, ka bërë të ditur se situata është e vështirë teksa ka apeluar për kujdes.
Në një postim në Facebook, Latifi ka thënë se po bëhen përpjekje të pandërprera për ta shuar zjarrin dhe që të zvogëlohen sa më shumë dëmet që mund të shkaktohen.
“Ju bëj thirrje të tregojmë kujdes të veçantë gjatë kësaj periudhe të thatë, të shmanget ndezja e zjarreve në natyrë dhe të raportohet menjëherë për çdo zjarrvënie të dyshimtë tek autoritetet!” ka shkruar ai.
Latifi ka thënë se bashkëpunimi i qytetarëve është thelbësor për mbrojtjen dhe ruajtjen e natyrës.