Kur presidentët amerikanë nuk fluturojnë me Air Forcë One ose nuk bëjnë udhëtime me helikopterë Marine One, ata lëvizin me një limuzinë presidenciale, e njohur me nofkën “Bisha”.
Me sisteme të avancuara sigurie e komunikimi, modeli më i ri i Bishës pati debutuar në Administratën e Donald Trumpit në 2018-s, e për t'u prodjhuar pati kushtuar mbi 1.5 milionë dollarë.

Derisa detajet për masat e sigurisë së veturës mbesin të klasifikuara, automjeti përmban një sistem të papërshkrueshëm nga plumbat, rezistente ndaj shpërthimeve dhe i izoluar për t'iu bërë ballë sulmeve biokimike.
Dritaret besohet se janë 3 inç të trasha e fortësia e tyre rreth 8 inç. “Bisha” amerikane gjithashtu është e kompletuar me pajisje mjekësore, duke përfshirë një frigorifer të pajisur me grupin e gjakut të presidentit, shkruan "Businessinsider".

Presidenti aktual, Joe Biden, ka mundësinë që nëpërmjet sistemit të avancuar të komunikimit, të flasë me Zyrën e tij dhe të dërgojë kodet e lëshimit të bombës bërthamore. Limuzina ka vend për deri në shtatë persona, e pjesa e brendshme përmban mbajtëse për shishe uji dhe sedilje prej lëkure. Limuzina gjithmonë e përcjell presidentin, edhe në fluturime.
Sipas Shërbimit Sekret të SHBA-së, “Bisha” transportohet me avionë ushtarakë si C-17 të Forcave Ajrore të SHBA-së.
“Është e sigurt të thuhet se siguria e kësaj veture dhe sistemet e komunikimit të koduar e bëjnë atë mjetin më të avancuar teknologjikisht të mbrojtjes në botë”, është thënë nga Shtëpia e Bardhë për veturën milionëshe.