Çmimi i lojtarit më të mirë të javës së 13-të të Superligës së Kosovës në basketboll i ka takuar amerikanit të Bashkimit, Kyan Anderson.
Anderson shkëlqeu në ballafaqimin e së dielës ndërmjet Bashkimit dhe GO+Pejës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNënkampioni i Kosovës e mposhti Pejën pas dy vazhdimeve me rezultatin 119:118 në palestrën “Karagaçi”.
33-vjeçari Anderson e mbylli ndeshjen me 29 pikë, katër kërcime dhe tri asistime.
Më i miri i xhiros shpallet nga Federata e Basketbollit e Kosovës.
Anderson ka zënë vend edhe në pesëshen më të mirë të xhiros.
Pjesë e pesëshes më të mirë janë edhe Tajh Green i Pejës, Adrio Bailey i Sigal Prishtinës, Ja'cori Payne i Trepçës dhe Gëzim Morina i Golden Eagle Yllit.