Basketboll

Autrey, prurja më e re te Prishtina

Lamb Autrey

Lamb Autrey është basketbollisti më i ri i Sigal Prishtinës. Autrey është i gjatë 190 centimetra. Së fundi ishte pjesë e skuadrës çeke, Ostrava.

Ai karrierë ka bërë edhe në Finlandë, Hungari e SHBA.

Amerikani pritet të jetë forcë shtesë e Sigal Prishtinës për edicionin 2025/26 në Superligën e Kosovës në basketboll.

“Lamb Bardhekaltër”, ka shkruar Sigal Prishtina shkurt të hënën në rrjetet sociale.

Prishtina ka firmosur po ashtu edhe me Don Polloshkën, Valmir Kakrukin, Dion Haxhosajn e Arian Azemin.

Trajner i Prishtinës është emëruar Michalis Kakiouzis.