Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Basketboll

Bashkimi ia vazhdon kontratën Jovoviqit

Igor Jovoviq

Klubi i basketbollit, Bashkimi, ia ka vazhduar kontratën edhe për një edicion tjetër trajnerit malazias, Igor Jovoviq.

Jovoviq do ta drejtojë klubin prizrenas edhe përgjatë edicionit 2026/27.

Bashkimi njoftimin për vazhdimin e bashkëpunimit e ka bërë të premten në faqen zyrtare.

43-vjeçari Jovoviq e mori drejtimin e Bashkimit më 3 korrik të vitit të kaluar.

Bashkimi u mposht 4:0 në serinë finale të plejofit për edicionin 2025/26 nga Trepça.