Kampionia e Kosovës në basketboll, Trepça, ka nisur t’i jap formë ekipit për edicionin e ardhshëm. Klubi mitrovicas ka njoftuar se ka firmosur me fundorin amerikan Jacori Payne. 29-vjeçari, i gjatë 180 centimetra, së fundi ishte në kategorinë e dytë të Francës. Te skuadra Aix-Maurienne luajti me mesatare prej 13 pikëve dhe 4,8 asistimeve për ndeshje. I luajti 40 ndeshje kampionale.
Më herët karrierë ka bërë edhe në kategorinë e dytë turke, te Nantesi në kategorinë e dytë franceze, në Zvicër, Holandë, Armeni e SHBA.
Trepça më herët ka angazhuar qendrën Shawn Jones, që luan si vendorë. Ndërkohë ka vazhduar kontratën me shumicën e vendorëve. Është larguar Erjon Kastrati.
Adis Beqiragiq do ta drejtojë sërish ekipin mitrovicas, që do të paraqitet në kualifikimet e Ligës së Kampionëve.