Trajneri i Trepçës, Adis Beqiragiq, ka udhëhequr Bosnjë-Hercegovinën drejt fazës nokaut në Eurobasket.
Bosnja u kualifikua falë fitores 84:76 ndaj Gjeorgjisë, të enjten.
Ndeshja u zhvillua në Qipro.
Jusuf Nurkiq udhëhoqi boshnjakët me 15 pikë e 12 kërcime.
Bosnja e përfundoi garën në Grupin C me tri fitore e dy humbje. Kalimi i grupit në Evropianin e basketbollit vlerësohet sukses i madh për Bosnjën dhe Beqiragiqin.