Bora e Prishtinës e ka barazuar serinë e gjysmëfinales së plejofit të elitës së basketbollit kosovar pas fitores dramatike ndaj Bashkimit.
Rezultati i serisë gjysmëfinale tani është 1:1.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBora në palestrën “1 Tetori” në Prishtinë të shtunën mbrëma, fitoi me rezultatin 76:75.
Jordan Dingle ia siguroi fitoren prishtinasve, tetë sekonda para fundit. Ai i kishte dy gjuajtje të lira kur rezultati ishte 75:75.
E shënoi vetëm njërën gjuajtje të lirë. Më pas Bashkimi nuk arriti të realizojë më dhe fitorja u takoi vendësve. Dingle i pati katër pikë në total dhe një asistim.
Më i dalluari ishte kapiteni Amin Hot, me 18 pikë, tri asistime e dy kërcime. Alex Hunter i kishte 18 pikë po ashtu, ndërsa Shaquan Jules ndihmoi fitoren me 10 pikë.
Jalen Riley dhe Lejson Zeqiri ishin më të mirët te Bashkimi në statistika. Riley i pati 15 pikë, pesë kërcime e katër asistime, kurse Zeqiri shënoi 12 pikë, shtatë kërcime e dy asistime.
Ndeshjen e parë, Bashkimi e fitoi 73:70, në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren.
Ndeshja e tretë do të luhet të mërkurën mbrëma në Prizren sërish.
Skuadra që i shënon tri fitore në gjysmëfinale, avancon tutje.