Basketboll

Durant regjistron rekord në NBA

Kevin Durant

Kevin Durant e ka kaluar legjendën Wilt Chamberlain në listën e koshashënuesve më të mirë në histori të NBA-it.

Por, 30 pikët e realizuara nga ai nuk i kanë ndihmuar Houston Rocketsit të fitojë përballë skuadrës Portland Trail Blazers.

37-vjeçari Durant, tani ka 31,435 pikë në karrierë dhe është i shtati në listën e koshashënuesve më të mirë.

LeBron James i Los Angeles Lakersit i prin listës me 42 mijë e 601 pikë.

Trail Blazers të premten pas mesnate fitoi 111:105 në Portland.

Chamberlain, i cili vdiq në vitin 1999, është i vetmi basketbollist që i ka shënuar 100 pikë në një ndeshje të NBA-it, ndërsa ishte dy herë kampion, me Philadelphia 76ers dhe Lakersin.