Basketboll

Fitore e thellë e Sigal Prishtinës në Gjakovë

KB Prishtina

Sigal Prishtina ka shënuar fitore të thellë në palestrën “Shani Nushi” në Gjakovë ndaj Vëllaznimit, në ndeshjen e parë të çerekfinales së Kupës së Kosovës. 

Prishtinasit fituan me rezultatin 82:68, ndërsa në ndeshjen e kthimit duhet ta ruajnë epërsinë e thellë për të avancuar në gjysmëfinale. 

Mysafirët e fituan 17:14 çerekun e parë, ndërsa të dytin e humbën 20:19. 

Por në dy periudhat e fundit fituan 25:15 dhe 21:19, për fitoren me 14 pikë epërsi. 

Deondre Burns i kishte statistikat më të mira në fitoren e “bardhekaltërve”. Burns i realizoi 16 pikë, ndërsa pati edhe shtatë asistime e dy kërcime. 

Kahlil Dukes kontribuoi në fitore me 17 pikë, kurse Adrio Bailey i shtoi 16 të tjera. 

Me lojë të mirë te Vëllaznimi u dallua Jericole Hellems që pati 25 pikë, 12 kërcime e tri asistime. 

Skuadra që i shënon dy fitore avancon në gjysmëfinale, ku do të përballet me fituesin e ndeshjes Bashkimi – GO+ Peja.