Vëllaznimi e ka shënuar fitoren e parë në edicionin 2025/2026 në Superligën e Kosovës në basketboll.
Të dielën mbrëma në palestrën “Shani Nushi” në Gjakovë, Vëllaznimi e mposhti Borën e Prishtinës me rezultat 91:79.
Çerekun e parë e fitoi skuadra gjakovare me një pikë dallim, 18:17. Lojtarët e Borës reaguan në çerekun e dytë të cilin e fituan bindshëm, 27:19. Pas pjesës së parë rezultati ishte 44:37 për mysafirët.
Në çerekun e tretë vendasit ishin pesë pikë para, 25:20. Dhe pas 30 minutave lojë epërsia e Borës ishte vetëm dy pikë, 64:62.
Në çerekun e katërt Bora kishte epërsi 70:67, kur kuqezinjtë nisën seri prej 19:0. Kështu krijuan epërsi bindëse, 86:70. Prishtinasit më nuk kishin forcë që të kthehen dhe festa ishte për vendasit.
Ziggy Reid udhëhoqi Vëllaznimin me 28 pikë e katër kërcime. Yor Anei i shtoi 18 pikë e plot 12 kërcime, ndërsa 20 pikë, pesë kërcime e katër asistime i kishte Marques Warrick.
Lojë të mirë kishte edhe Rron Dahsyla. Për 30 minuta në parket, Dahsyla i kishte 15 pikë, katër kërcime e gjashtë asistime.
Tyson Jackson ishte më i miri te Bora me 17 pikë e dhjetë kërcime. Shaquan Jules i kishte 16 pikë e sshtatë kërcime.
Bora e pësoi humbjen e katërt rresht. Vëllaznimi tani ka një fitore e tri humbje, sa edhe Golden Eagle Ylli e Rahoveci 029.