Basketboll

Gjeorgjia befason kampionen në fuqi të Evropës

Gjeorgjia

Gjeorgjia e ka bërë befasinë e parë të madhe në Eurobasket. 

Të enjten Gjeorgjia fitoi 83:69 ndaj kampiones në fuqi të Evropës në basketboll, Spanjës. Ndeshja i takoi Grupit C. Ndeshja u zhvillua në Qipro.

Alexander Mamukelashvili udhëhoqi Gjeorgjinë me 19 pikë, shtatë kërcime e gjashtë asistime.

Goga Bitadze i kishte 15 pikë e pesë kërcime.

Te Spanja më i miri ishte Juancho Hernangomez me 13 pikë e tetë kërcime.