Basketboll

Humbje e thellë e Kosovës U18 nga Lituania

Kosova U18-Basketboll

Basketbollistet e Kosovës U18 e kanë humbur bindshëm ndeshjen e dytë në Kampionatin Evropian të Divizionit B.

Të shtunën në Vilnius, Kosova humbi nga Lituania U18 me rezultatin 87:38.

Madje në çerekun e parë basketbollistet e Kosovës i shënua vetëm dy pikë, ndërsa i pësuan plot 23.

Çereku i tretë përfundoi 18:5, ndërsa basketbollistet e reja të Lituanisë i fituan edhe dy çerekët e tjerë.

Të premten Kosova humbi nga Ukraina, ndërsa të dielën luan ndaj Islandës.

Malvina Haziri u dallua sërish te Kosova me 17 pikë.