Basketbollistet e Shqipërisë U20 kanë pësuar humbje turpëruese të dielën në Evropianin e Divizionit B në Hungari.
Shqipëria pësoi 116:22 nga Serbia. Çereku i parë përfundoi 24:8, ndërsa në çerekun e dytë dhe të tretë Shqipëria i realizoi vetëm nga dy pikë. Çereku i katërt u mbyll me 31:10.
Sajda Danaj kishte paraqitje pak më të mirë te Shqipëria, duke i shënuar tetë pikë.
Në ndeshjen e parë Shqipëria U20 pësoi 78:45 nga Danimarka. Të hënën luan me Bullgarinë.