Legjenda e NBA-së, LeBron James, tha se nuk është i sigurt se “çka e pret në të ardhmen”, pasi Los Angeles Lakers u eliminua nga plejofi.
I konsideruar si një nga lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave, 41-vjeçari James do të jetë pa kontratë në verë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKampioni në fuqi, Oklahoma City Thunder mposht Lakersat me 115:110 për të vulosur triumfin 4:0 në gjysmëfinale e plejofit në Konferencën Perëndimore.
“Kam shumë kohë. Do të kthehem dhe do ta shqyrtoj me familjen. Do të flas me familjen”, ka thënë ylli i basketbollit.
“Bëhet fjalë për procesin, nëse mund të angazhohem që të jem ende i dashuruar me procesin e paraqitjes në arenë pesë orë e gjysmë para një ndeshjeje për të filluar përgatitjet”.
James është realizatori më i mirë në histori të NBA-së dhe ka fituar katër tituj. Ka edhe katër çmime MVP.
“Nuk kam asgjë për të dëshmuar në këtë ligë. I kam arritur të gjitha, i kam parë të gjitha. Faktor motivues mund të jetë përpjekja për të garuar, për të fituar kampionate”, tha James.
Ai i shënoi 24 pikë për Lakersat, kurse Shai Gilgeous-Alexander i realizoi 35 pikë e tetë asistime për Thunder.