Basketbollistet e Kosovës U18 e kanë humbur edhe ndeshjen e tretë në Kampionatin Evropian të Divizionit B në Lituani.
Të dielën, Kosova pësoi 82:50 nga Islanda.
Çereku i parë ishte i barabartë, ndërsa çerekun e dytë islandezet e fituan me rezultatin 19:16. Kështu pas pjesës së parë Kosova U18 ishte në lojë.
Por gjërat ndryshuan në çerekun e tretë, të cilin Islanda e fitoi 24:10. Islandezet fitoren e konfirmuan në çerekun e katërt. 23:8 në të mirë të Islandës ishte rezultati i periudhës së fundit.
Gerta Hoti ishte më e mira te Kosova me 12 pikë e tri kërcime. Malvina Haziri ndeshjen e përfundoi me 16 pikë.
Kosova U18 është mposhtur nga Ukraina e Lituania. Të martën luan me Bosnjë-Hercegovinën dhe kërkon fitoren e parë.