Basketbollisti Daniel Lekndreaj karrierën do ta vazhdojë te skuadra e Pejës.
Peja të martën ka njoftuar se Lekndreaj do të jetë pjesë e skuadrës për edicionin 2026/27. Është përforcimi i parë për klubin pejan.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoLekndreaj së fundi ishte pjesë e Sigal Prishtinës.
“Daniel Lekndreaj rikthehet te KB Peja! Reprezentuesi i Kombëtares së Shqipërisë në Basketboll, Daniel Lekndreaj do të jetë pjesë e skuadrës tonë për edicionin 2026/27. Mirësevjen, Daniel!”, shkruhet në njoftimin e klubit pejan.
Lekndreaj edhe më herët ishte pjesë e Pejës. Ai kontribut te Peja dha përgjatë edicionit 2021/22.
Peja ditë më parë njoftoi edhe vazhdimin e bashkëpunimit edhe për një vit tjetër me trajnerin Michalis Kakiouzis.
Kakiouzis do ta drejtojë Pejën edhe në edicionin e ardhshëm.