Bashkimi e ka shënuar fitoren e 19 të edicionit aktual të Superligës në basketboll. Bashkimi mposhti Pejën në palestrën “Karagaçi” me rezultat 95:90.
Peja i fitoi tre çerekë. Të parin 24:17, të tretin 29:28 dhe të katërtin 27:26. Bashkimi e fitoi bindshëm çerekun e dytë, 23:10.
Ishte ndeshja e parafundit e Superligës, kurse xhiroja e fundit luhet në mesjavë.
Jalen Riley ishte më i dalluari me 27 pikë, shtatë kërcime e tre asistime te Bashkimi. Kyan Anderson i prizrenasve ndeshjen e mbylli me 18 pikë, dy kërcime e dy asistime.
Cesare Edwards u dallua te Peja me 29 pikë, 14 kërcime e dy asistim, derisa Dardan Berisha pati 21 pikë, tre kërcime e gjashtë asistime.
Për Pejën ishte disfata e 16-të, ndërsa ka edhe 11 fitore këtë edicion.