GO+Peja e ka fituar ndeshjen dramatike ndaj Borës me rezultatin, 96:94.
Kjo ndeshje i takoi javës së tretë të Superligës së Kosovës në basketboll.
Për skuadrën pejane ishte fitorja e tretë, kurse për Borën ishte disfata e tretë radhazi.
Ndeshja u zhvillua në palestrën “Minatori” në Mitrovicë.
Kështu është vendosur pasi palestra “1 Tetori” ishte e zënë nga Komisioni Qendror Zgjedhor.
Vendimtar në çastet e fundit në fitoren e GO+Pejës ishte Dardan Berisha.
Peja e bëri dallimin në çerekun e parë që e fitoi me 13 pikë epërsi, 30:17.
Bora i fitoi më pas tre çerekët por me dallim të ngushtë të pikëve, 32:24, 24:22 dhe 21:20.
Te Peja u dallua Tajh Green me 22 pikë dhe tetë kërcime. Lojë të mirë pati edhe Berisha që pati 22 pikë, dy kërcime dhe një asistim.
Adem Mekiq u dallua te Bora me 23 pikë, dhjetë kërcime dhe tetë asistime.