Peja është gjysmëfinalistja e fundit e plejofit të Superligës së Kosovës në basketboll.
Në serinë çerekfinale, Peja fitoi 2:1 ndaj Golden Eagle Yllit. Dhe tani në gjysmëfinale përballet me Trepçën.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoFitoren vendimtare e shënoi të shtunën në Suharekë, me rezultat 82:70.
Ylli e kishte fituar ndeshjen e parë në shtëpi, ndërsa ndeshjen e dytë në “Karagaçi” e fitoi skuadra pejane.
Të shtunën në çerekfinalen vendimtare, skuadra e Pejës shfaqi dukshëm më tepër. Mbajti epërsi bindëse për kohë të gjatë për fitore me 12 pikë dallim në fund.
Daquan Bracey udhëhoqi Pejën me 23 pikë, shtatë kërcime e shtatë asistime.
Cecil Williams i kishte 20 pikë, shtatë kërcime e dy asistime. Arti Hajdari ndihmoi në fitore me 15 pikë e pesë kërcime.
Tek Ylli u dallua Scott Bamforth me 29 pikë, katër kërcime e katër asistime. Erjon Kastrati i kishte 11 pikë e katër kërcime, ndërsa kontributi i të tjerëve ishte i zbehtë.
Peja në epërsi bindëse pas pjesës së parë, i afrohet gjysmëfinales
Peja po udhëheq bindshëm ndaj Golden Eagle Yllit në çerekfinalen vendimtare të plejofit në Superligën e Kosovës në basketboll.
Në Suharekë, Peja është në epërsi 55:34 pas pjesës së parë.
Rezultati në këtë seri është 1:1, kurse skuadra që fiton kalon në gjysmëfinale ku do të përballet me Trepçën.
Në gjysmëfinalen tjetër përballen Bashkimi e Bora.