Basketboll

Peja vazhdon bashkëpunimin me kapitenin Hajdari

Arti Hajdari

Klubi i basketbollit, Peja, ka vazhduar bashkëpunimin me kapitenin Arti Hajdari.

Hajdari do të jetë pjesë e Pejës edhe për edicionin 2025/26.

“Kapiteni Arti Hajdari i qëndron besnik qytetit të lindjes, numri 1 mbetet verdh e zi edhe për sezonin 2025/26”, ka shkruar klubi pejan të premten në rrjetet sociale.

Skuadrën e Pejës në edicionin e ri në Superligën e Kosovës në basketboll e drejton trajneri Greg Gibson.

Me trajnerin Gibson, Peja do ta nis fazën përgatitore më 25 gusht.

Peja ka transferuar edhe disa basketbollist si Musab Mala, Malcolm Armstead, Tajh Green, Dequan Morris, Edward Beqiri, Skyler Flatten e Cesare Edwards.

Peja për të parë në edicionin e ri do të marrë pjesë në Ligën ENBL, që është niveli i pestë i garave evropiane për klube të basketbollit.