Basketboll

10 ditë burgim tifozit të Bashkimit për grafitin UÇK

Arpagjiket ndalohen ne Mal te Zi

Radio Televizioni i Malit të Zi ka bërë të ditur se shtetasit të Kosovës, E.S. (22) i është shqiptuar dënim me 10 ditë burgim për shkrimin e grafitit UÇK. Po ashtu i është shqiptuar edhe dënimi prej një vit ndalim hyrje në Mal të Zi. Ai do ta fillojë vuajtjen e dënimit në burgun në UIKS. Ai është akuzuar se ka shkruar grafitin UÇK rreth orës 16:00 pasdite dhe ka pranuar veprën.

Nënkampioni i Kosovës në basketboll, Bashkimi, ka reaguar për ndalesën që u është bërë tifozëve zyrtar të skuadrës, “Arpagjikëve”, në Mal të Zi, për grafitin UÇK. 

Klubi prizrenas ka kërkuar lirimin e tyre dhe i ka bërë thirrje Ambasadës së Kosovës në Mal të Zi që të reagojë. 

“Është e papranueshme që Arpagjikët të ndalohen në Mal të Zi vetëm për një grafit të shkruar UÇK. Ata nuk kanë kryer asnjë krim, e megjithatë po mbahen padrejtësisht. Solidariteti me ta është i pakushtëzuar! I bëjmë thirrje organeve përgjegjëse dhe veçanërisht Ambasadës së Republikës së Kosovës në Mal të Zi për reagim dhe mbrojtje të tifo grupit Arpagjikët si qytetarë të Kosovës dhe të kujdesen që djemtë tanë të lirohen, të mos mbahen padrejtësisht, dhe të vazhdojnë rrugën për Kosovë!”, ka shkruar Bashkimi.

Radio Televizioni i Malit të Zi ka bërë të ditur se një shtetasi të Kosovës, E.S. (22) i është shqiptuar dënim me 10 ditë burgim për shkrimin e grafitit UÇK. Po ashtu i është shqiptuar edhe dënimi prej një vit ndalim hyrje në Mal të Zi. Ai do të fillojë ta vuajë dënimin në burgun në UIKS. Ai është akuzuar se ka shkruar grafitin UÇK rreth orës 16:00 pasdite dhe e ka pranuar veprën.

Televizioni malazez raporton se autobusi i tifozëve është duke u mbrojtur nga policia, pasi ka pasur indinjatë nga qytetarët e Herceg Novit që kanë tentuar të kundërpërgjigjen. 

Në autobus ishin 48 tifozë e dy shoferë. 

Mediumi i Malit të Zi, “Vijesti”, ka shkruar po ashtu për ngjarjen.

“I pandehuri u soll në gjykatë në orën 21:30, me akuzën se rreth orës 16:00 të ditës së sotme në Herceg Novi, në qytetin Meljine, ka shkruar me bojë të kuqe grafitin me përmbajtjen ‘ARPZ UÇK 1878’. I pandehuri e pranoi kryerjen e veprës penale dhe theksoi se mbishkrimi ‘ARPZ’ i referohet grupit të tifozëve të cilit i përket, ndërsa ‘UÇK’ i referohet Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe se mbishkrimi ‘UÇK’ nuk është në kontekstin e grupit të tyre të tifozëve. U vendos që i pandehuri menjëherë të dërgohet në Drejtorinë për ekzekutimin e dënimeve penale për ta vuajtur dënimin”, është thënë për “Vijesti” nga Gjykata për Kundërvajtje në Budva – Divizioni Herceg Novi. 

Forca policore e Malit të Zi, sipas videove dhe fotografive të publikuara nga mediumet malaziase, janë afër autobusit.  

Në faqen zyrtare të “Arpagjikëve”, postimi i fundit është nga Italia të mërkurën. 

Bashkimi të mërkurën mbrëma luajti në udhëtim te Pallacanestro Reggiana, në ndeshjen e dytë të Grupit J të “FIBA Europe Cup”. 

U mposht 100:65.