Basketboll

Prishtina e fiton ndeshjen e parë në ENBL

basketboll

Sigal Prishtina është kthyer me fitore në Ligën ENBL.

Të mërkurën mbrëma në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, skuadra e kaltër fitoi 90:79 ndaj skuadrës norvegjeze, Gimle Basket.

Ndeshja i takoi xhiros së parë të Grupit 2 të “European North Basketball League”.

Norvegjezët e fituan çerekun e parë 18:13, por Prishtina u kthye në të dytin, 23:15. Dominimin e vazhdoi gjithë pjesën e dytë.

Deondre Burns ishte më i miri te Sigal Prishtina me 30 pikë, pesë kërcime e katër asistime. Adrio Bailey i kishte 16 pikë e gjashtë kërcime. Don Polloshka ndihmoi më 15 pikë, ndërsa Lamb Autrey i kishte 12 pikë, 11 asistime e gjashtë kërcime.

Prishtina ndeshjen e radhës e ka më 8 tetor. Luan në Belgjikë ndaj Brussels Basketball.

Në ENBL garon edhe Peja.