Sigal Prishtina e luan të martën mbrëma ndeshjen e radhës në ligën ndërkombëtare të basketbollit, ENBL.
Nga ora 19:00 në Pallatin e Rinisë, Prishtina luan me skuadrën kroate, Dinamo Zagreb.
Prishtina i ka fituar tri ndeshjet e deritashme në “European North Basketball League”. Fitoi ndaj Gimles së Norvegjisë, Brussels Basketball të Belgjikës dhe Slovan Bratisllavës së Sllovakisë.
Dinamo e ka luajtur vetëm një ndeshje deri më tani. E ka mposhtur Slovan Bratisllavën.
Në ENBL garon edhe Peja, por që nuk ka ndeshje këtë javë.