Sigal Prishtina ka vendosur për trajnerin që do ta drejtojë në edicionin e ardhshëm në Superligën e Kosovës në basketboll.
Prishtina të hënën e zyrtarizoi kroatin Jeronimo Sharin.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSharin është emër shumë i njohur në basketbollin kosovar. Ai së fundi e drejtoi Golden Eagle Yllin, në mes të edicionit të kaluar. Ishte i suksesshëm te Vëllaznimi, ndërsa ka drejtuar edhe Pejën, Bashkimin dhe Sigal Prishtina. Te Prishtina ishte saktësisht një dekadë më parë.
52-vjeçari ka punuar edhe në vende të tjera. Së fundi e drejtoi Shibenikun në Kroaci, pas largimit nga Ylli.
Prishtina synon të kthehet në rrugën e suksesshme, ndonëse vazhdon të përballet me probleme të shumta.