Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Basketboll

Drama në “Mizair Isma” i takon Bashkimit

Bashkimi

Bashkimi ka fituar vetëm pas vazhdimit prej pesë minutash ndeshjen dramatike ndaj Rahovecit 029 në “Mizair Isma” në Rahovec. 

Bashkimi mposhti Rahovecin 029 me rezultat 93:88, në kuadër të xhiros së 23-të të Superligës së Kosovës në basketboll.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ndeshja dramatike shkoi në vazhdime pasi koha e rregullt përfundoi 84:84. 

Një minutë e pesë sekonda pa përfunduar ndeshja Rahoveci 029 kaloi në epërsi 81:79, ndërsa kur kishin mbetur 49 sekonda drejt fundit, Bashkimi kaloi në epërsi 82:81. 24 sekonda para fundit, Bashkimi ngriti epërsinë në 84:81. Por Jvon McCormick 14 sekonda para fundit realizoi trepikësh për ta çuar në vazhdime ndeshjen. Por Bashkimi ishte më i mirë në vazhdimin prej pesë minuta dhe shënoi fitoren e 16-të. Bashkimi ka edhe shtatë humbje, kurse Rahoveci regjistroi disfatën e 16-të. Rahoveci ka shtatë fitore nga 23 ndeshje.
Lejson Zeqiri u dallua te Bashkimi me 14 pikë, 12 kërcime e dy asistime, kurse Jalen Riley pati 26 pikë, dy kërcime e dy asistime.
Te Rahoveci 029 me 21 pikë, shtatë kërcime e shtatë asistime u dallua, Kentrell Pullian.



 

Shkon në vazhdime drama në “Mizair Isma”

Ka shkuar në vazhdime ndeshja ndërmjet Rahovecit 029 dhe Bashkimit. Koha e rregullt e ndeshjes përfundoi 84:84. U zhvillua ndeshje dramatike në “Mizair Isma” deri në fund. 

Një minut e pesë sekonda pa përfunduar ndeshja Rahoveci 029 kaloi në epërsi 81:79, ndërsa kur kishin mbetur 49 sekonda drejt fundit, Bashkimi kaloi në epërsi 82:81. 24 sekonda para fundit, Bashkimi ngriti epërsinë në 84:81. Por Jvon McCormick 14 sekonda para fundit realizoi trepikësh për ta çuar në vazhdime ndeshjen e xhiros së 23-të të Superligës së Kosovës në basketboll.