Të mërkurën prej orës 19:30 zhvillohet finalja e dytë e plejofit në Superligën e Kosovës në basketboll.
Në palestrën “Minatori” në Mitrovicë, takohen Trepça dhe Bashkimi. Trepça e fitoi finalen e parë me rezultat 94:79. Edhe ajo ndeshje ishte zhvilluar në “Minatorin” e stërmbushur me shikues. Mbi 3000 shikues pritet të jenë edhe të mërkurën mbrëma në arenën buzë lumit Ibër.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdeshja e tretë dhe e katërt luhen në Prizren, e më pas ndeshjet eventuale zhvillohen një në Mitrovicë e një në Prizren. Kampione shpallet skuadra me katër fitore në serinë finale të plejofit.
Në ndeshjen e shtatë eventuale, përparësinë e terrenit do ta ketë Trepça, që ishte e para në stinorin e rregullt.