Basketboll

Tinejxheri më i gjatë shkruan histori në basketboll

Olivier Rioux

Tinejxheri i gjatë 2.36 centimetra ka hyrë në histori. 

Ai është bërë basketbollisti më i gjatë që shënoi pikë në basketbollin e kolegjeve në SHBA. 

Olivier Rioux i skuadrës Florida Gators bëri ngulitje të mërkurën në fitoren ndaj Saint Francisit, 102:61. 
19-vjeçari kanadez është bërë lojtari më i gjatë që ka luajtur në ndeshjet e kolegjeve, ndërsa debutoi në muajin e kaluar. 

Ai ka hyrë edhe në librin e rekordeve Guinnes në vitin 2021. Në atë kohë kishte gjatësi prej 2.26 centimetrave. 

Për të ishte ngulitja e parë, ndërsa qendra shtatlartë shënoi pikë edhe nga gjuajtja e lirë ndaj Merrimackut, më 21 nëntor.