Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Basketboll

Trepça do të garojë në FIBA Europe Cup

Trepça

Kampionia dhe fituesja e Kupës së Kosovës në basketboll, Trepça, në skenën evropiane për këtë edicion do të paraqitet në FIBA Europe Cup. 

Kështu ka njoftuar klubi mitrovicas të enjten në mbrëmje. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Trepça ka shkruar se ka hequr dorë nga paraqitja në Basketball Champions League, për shkak se palestra “Minatori” nuk i plotëson kushtet e kërkuara për organizimin e ndeshjeve të kësaj gare. 

Por, ka njoftuar se do të garojë në fazën e grupeve të FIBA Europe Cup, pa kaluar nëpër ndeshje kualifikuese. 

“Për herë të parë, na është mundësuar pjesëmarrja direkte në fazën e grupeve të FIBA Europe Cup, pa kaluar nëpër ndeshje kualifikuese. Për këtë arsye, ne nuk do të marrim pjesë në Basketball Champions League, pasi Palestra “Minatori” teknikisht nuk i plotëson kushtet e kërkuara për organizimin e ndeshjeve të kësaj gare, duke filluar nga vijezimi i fushës, ku janë të vendosura vijat e sporteve të ndryshme. Në fakt, aktualisht asnjë palestër në Kosovë nuk i përmbush këto standarde.

Duke mos qenë të interesuar që ndeshjet si vendas t’i zhvillojmë jashtë Kosovës dhe larg tifozëve tanë, kemi vendosur të marrim pjesë drejtpërdrejt në fazën e grupeve të FIBA Europe Cup”, shkruan në faqen zyrtare të Trepçës.