Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Basketboll

Fitore dramatike e Trepçës në “Minatori”

trepca

Trepça e ka fituar edhe një tjetër ndeshje të serisë finale plejofit të elitës së basketbollit kosovar ndaj Bashkimit.

Trepça e Bashkimi shfaqën basketboll të nivelit të lartë edhe në ndeshjen e dytë të serisë finale. Dhe rezultati është dëshmi për këtë. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Trepça fitoi me rezultatin 93:83 para tifozëve të vet të zjarrtë, të cilët ishin në numër të madh në palestrën “Minatori” në Mitrovicë. Mbi 3000 tifozë ishin të pranishëm në këtë ballafaqim. 

Tani Trepça ka epërsi 2:0 në serinë finale të plejofit, ndërsa tani ndeshjet barten në Prizren, përkatësisht në palestrën “Sezai Surroi”. 

Ndeshja e parë u mbyll me rezultatin 94:79, ndërsa dueli i tretë i finales luhet të dielën nga ora 19:30. 
Çerekun e parë, Trepça e fitoi me rezultatin 23:20. 

Me të nisur periudha e dytë, Bashkimi u kthye në lojë, madje duke kaluar edhe në epërsi 27:23. 

Tre minuta pa u mbyllur pjesa e parë, rezultati ishte 39:38. Prej atij momenti nisi shkëuptja e Trepçës, që shkoi në pushim me 13 pikë epërsi, 53:40. 

Bashkimi i udhëhequr nga trajneri malazias Igor Jovoviq e ngushtoi sërish epërsinë në tri pikë, 57:54, në periudhën e tretë. 

Por deri në fund të kësaj periudhe, ekipi i trajnerit Adis Beqiragiq aplikoi lojë të fortë në mbrojtje e me sulm efikas për të hyrë në çerekun e fundit me rezultatin 70:62. 

E niveluar ishte edhe periudha e fundit. Një minutë pa u mbyllur e gjithë ndeshja, rezultati ishte 88:83. 

Por deri në fund të ndeshjes, Bashkimi nuk e shënoi më asjnë pikë duke dështuar në tentimet që i pati, derisa Kenneth Hasbrouck dhe Akili Vining i realizuan pikët e fitores. 

Viking i kishte statistikat më të mira në fitoren e Trepçës me 26 pikë, tri kërcime e një asistim, ndërsa Hasbrouck i shënoi 18 pikë, katër kërcime e tri asistime. 

Shanon Shorter pati sërish lojë të mirë te Bashkimi me 20 pikë, dy kërcime e një asistim, por në fazën finale të ndeshjes pësoi lëndim dhe u largua nga parketi. 

Jalen Riley i shënoi 22 pikë, por pati shumë gjuajtje të pasakta. 

Për të mbetur në garë për titullin e dytë në histori, Bashkimi duhet t’i fitojë dy ndeshjet e radhës në shtëpi. Titullin e vetëm, Bashkimi e fitoi në vitin 2018. Ndërkohë, Trepça është gjashtë herë kampione e Kosovës. Ka qenë dominuese në vitet e fundit në basketbollin kosovar.


Trepça e mbyll me epërsi pjesën e parë ndaj Bashkimit

Trepça dhe Bashkimi kanë zhvilluar ndeshje shumë të fortë në pjesën e dytë të finales së plejofit të elitës së basketbollit kosovar. 

Por në pushim me 13 pikë epërsi ka shkuar Trepça. 

Trepça është duke fituar 53:40 ndaj Bashkimit, ndërsa shkëputjen e arriti në sekondat e fundit.  
Mitrovicasit e fituan finalen e parë 94:79. 

Palestra “Minatori” në Mitrovicë është e stërmbushur. Të pranishëm janë mbi 3000 shikues.