Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Basketboll

Trepça pa telashe ndaj Bashkimit edhe pa dy lojtarë të rëndësishëm

Trepca

Bashkimi edhe një herë ka dështuar të rivalizojë Trepçën.

Të dielën mbrëma në “Sezai Surroi” në Prizren, Trepça fitoi bindshë, 89:71, në kuadër të xhiros së 24-t të Superligës së Kosovës në basketboll.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Me këtë fitore, Trepça e ka siguruar vendin e parë për plejof. Katër xhiro para fundit i ka 45 pikë, pesë më shumë se Bashkimi i vendit të dytë. 

Trepça e mposhti Bashkimin edhe në finale të Kupës, ndërsa e mposhti lehtë edhe të dielën, ndonëse pa Shaën Jonesin dhe Akili Viningun.

Mitrovicasit kanë dominuar gjatë gjithë ndeshjes, duke mbajtur epërsi bindëse.  Mustapha Amzil ishte më i miri te Trepça me 23 pikë, tri kërcime e dy asistime.

Ja’cori Payne i realizoi 17 pikë,m pesë kërcime e tri asistime. Mikaile Tmushiq i realizoi gjashtë pikë, nëntë kërcime e katër asistime.

Te Bashkimi, Dequon Lake i kishte 16 pikë e gjashtë kërcime. Valon Bunjaku realizoi 12 pikë e tetë kërcime.

Për Trepçën ishte fitorja e 16-të rresht në Superligë.