Trepça ka nisur menjëherë transferimet për sezonin e ri.
Të enjten e ka transferuar Rron Dahsylën, të gjatë 193 centimetra.
Lajmi është bërë i ditur të enjten nga kampionia dhe fituesja e Kupës, Trepça.
Dahsyla është 21-vjeçar, ndërsa së fundmi ishte pjesë e Vëllaznimit, që nuk e siguroi mbetjen në elitën e basketbollit kosovar.
Ai e mbylli sezonin me mesatare prej shtatë pikëve, 3.4 kërcimeve e 2.1 asistimeve për ndeshje.
Dahsyla ka bërë karrierë edhe te Prizreni dhe Peja, ndërsa ka paraqitje me grupmoshat e reja të Kosovës.