Klubi i basketbollit Golden Eagle Ylli ka vendosur që ta mbyllë bashkëpunimin me Larry Thomasin. Thomas iu bashkua Yllit më 28 shtator.
“Faleminderit Larry Thomas. Me marrëveshje të dyanshme kemi vendosur të shkëpusim bashkëpunimin me lojtarin Larry Thomas. E falënderojmë për kontributin dhe i urojmë shumë suksese në vazhdimin e karrierës”, ka shkruar Ylli të martën.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoYlli nuk është duke kaluar formë të mirë këtë edicion në Superligën e Kosovës.
Pas 13 xhirove të luajtura ka katër fitore dhe nëntë disfata. Klubi suharekas ka bërë ndryshime edhe në shtabin teknik.
Ndërkohë edhe Rahoveci 029 i ka ndarë rrugët me basketbollistin AJ Patty.
“Faleminderit, AJ. Me marrëveshje të dyanshme, klubi ka përfunduar bashkëpunimin me lojtarin AJ Patty”, shkruan në njoftimin e klubit rahovecian.
Rahoveci 029 këtë edicion në elitën e basketbollit kosovar ka pesë fitore dhe tetë disfata.