Botë

13 të vdekur nga një sulm izraelit në një shkollë në Gaza

Gaza

Foto: Associated Press

Të paktën 13 persona kanë mbetur të vdekur të enjten si pasojë e një sulmi izraelit në një shkollë në Gaza që strehonte të zhvendosur, kanë bërë të ditur zyrtarët mjekësorë palestinezë.

Izraeli ka vazhduar të godasë ato që i quan caqe militante nëpër enklavën palestineze, pavarësisht se vëmendja është zhvendosur te lufta kundër Hezbollahut në Liban, dhe rritjes së tensioneve me Iranin, raporton AP.

Izraeli është duke zhvilluar ofensivë ajrore dhe tokësore kundër Hamasit në Gazën veriore.

Spitali Al-Aqsa Martyrs, ku janë dërguar trupat e të vdekurve si pasojë e sulmit, e ka konfirmuar numrin e të vdekurve nga sulmi në qendër të qytetit Deir al-Balah.

Izraeli ka sulmuar vazhdimisht shkollat e kthyera në strehimore në Gaza, duke i akuzuar militantët se po fshihen në to.

Ndërkaq, Hamasi ka vazhduar të kryejë sulme ndaj forcave izraelite teksa ka hedhur disa raketa në Izrael, më shumë se një vit nga sulmi i tij më 7 tetor në jug të Izraelit.

Arrin në 28 numri i të vdekurve nga një sulm izraelit në një shkollë në Gaza

6 muaj më parë / 10 tet 2024 13:56
Gaza

Ka arritur në 28 numri i të vdekurve si pasojë e një sulmi izraelit në një shkollë në Deir al-Balah në Gaza, ka bërë të ditur Kryqi i Kuq Palestinez.

Sipas tij, sulmi ka goditur një shkollë e cila ishte shndërruar në vendstrehim për të zhvendosurit, raporton BBC.

Ushtria izraelite ka thënë se e ka sulmuar Hamasin i cili po fshihej në shkollë.  