Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

14 të vdekur e 60 të lënduar nga zjarri në një fabrikë të pjesëve për vetura në Kore të Jugut

Koreja e Jugut

14 persona kanë vdekur si pasojë e zjarrit në një fabrikë për prodhimin e pjesëve për automjete në qytetin Daejeon, në Korenë e Jugut.

60 persona janë lënduar nga zjarri, 25 prej tyre në gjendje të rëndë, ndërkaq 35 të tjerë pësuan lëndime të lehta, kanë bërë të ditura autoritetet koreane të shtunën.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ata thanë se fabrika ishte në pronësi të “Anjun Industrial”, e cila prodhon valvola motori dhe është furnizuese për Hyundai.

Më shumë se 500 zjarrfikës, policë dhe personel emergjence u angazhuan për të shuar zjarrin.

Videot dhe fotot nga vendi i ngjarjes treguan tym të madh që ngrihej nga kompleksi dhe disa punëtorë që hidheshin nga ndërtesa.

VIDEO: