Botë

14 të vdekur nga zjarri në një hotel në Indi

Indi

Foto: Associated Press

Të paktën 14 persona kanë mbetur të vdekur si pasojë e një zjarri që ka shpërthyer të martën në një hotel ne qytetin e Kalkutës, në Indinë lindore, ka bërë të ditur policia.

Një oficer policie u ka thënë gazetarëve se zjarri ka shpërthyer të martën në mbrëmje në hotelin Rituraj në qendër të Kalkutës, dhe është shuar pas një përpjekjeje të mundimshme.

Shkaku i zjarrit nuk është bërë ende i qartë, raporton AP.

Gazeta Telegraph e Kolkatas ka raportuar se të paktën një person ka vdekur kur është hedhur nga tarraca duke u përpjekur të arratisej.

Zjarret janë të zakonshme në Indi, ku ndërtuesit dhe banorët shpesh shpërfillin ligjet e ndërtimit dhe kodet e sigurisë. 

Aktivistët thonë se ndërtuesit shpesh evitojnë çështjet e sigurisë për të kursyer kostot.

Në vitin 2022, të paktën 27 njerëz kanë vdekur kur një zjarr masiv shpërtheu një ndërtesë tregtare katërkatëshe në Nju Delhi.