Botë

25 vjet burgim personit që e theri me thikë shkrimtarin Salman Rushdie

Hadi Matar

Hadi Matar

Një gjykatë në New York ka dënuar me 25 vjet burgim 27-vjeçarin Hadi Matar, i cili sulmoi me thikë shkrimtarin Salman Rushdie në vitin 2022, duke e lënë atë të verbër në njërin sy.

Rushdie nuk ishte i pranishëm në seancën e shpalljes së dënimit të sulmuesit të tij, ndonëse ishte dëshmitar kyç në proces. Ai kishte deklaruar më herët se mendoi se do të vdiste, pasi Matari e goditi mbi 10 herë me thikë në kokë dhe trup.

Gjendja e Salman Rushdie pas therjes

Sulmi ndodhi gjatë një ligjërate që Rushdie po mbante në Institutin Chautauqua në New York. Para se të dënohej, Matar e quajti Rushdien “hipokrit”.

Ai u dënua me 25 vjet burgim për përpjekje për vrasje dhe me shtatë vjet të tjera për therjen e një burri tjetër që ndodhej në skenë me Rushdien.

Prokurori i qarkut, Jason Schmidt, i tha gjykatës se Matari kishte planifikuar këtë sulm për të shkaktuar dëmin më të madh të mundshëm, jo vetëm ndaj Rushdies, por edhe ndaj audiencës prej rreth 1.400 personash që ishin dëshmitarë të ngjarjes.