Të paktën pesë persona kanë mbetur të vdekur dhe 47 të tjerë të plagosur si pasojë e një sulmi rus me raketa dhe dron në qytetin lindor të Ukrainës, Dnipro, të mërkurën.
Kryebashkiaku Borys Filatov ka thënë se sulmi shkaktoi thyerjen e xhamave në dy shkolla dhe tri kopshte, raporton AP.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoLufta, tashmë në vitin e tretë që kur Rusia pushtoi fqinjin e saj, ka vrarë më shumë se 10,000 civilë dhe ka plagosur rreth 20,000 të tjerë, thonë Kombet e Bashkuara.
Në rajonin e Kharkiv në verilindje, bombardimet ruse goditën një ndërtesë të këshillit të fshatit, duke vrarë një person dhe duke plagosur dy të tjerë, sipas kreut rajonal, Oleh Suniehubov.
Diku tjetër në rajon, një bombë ruse goditi një ndërtesë banimi në fshatin Ruska Lozova, duke plagosur të paktën dy persona.