Tottenhami e ka regjistruar të dielën ndeshjen e 13-të pa fitore në Premier League të Anglisë.
Tottenhami humbi 3:0 në shtëpi nga Nottingham Foresti, në kuadër të javës së 31-të të elitës angleze të futbollit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoFitoren e fundit, ekipi i drejtuar nga kroati Igor Tudor, e shënoi më 28 dhjetor të vitit të kaluar ndaj Crystal Palaces. Që nga ajo kohë ka shënuar tri fitore në Ligën e Kampionëve. Fitoren e fundit e shënoi ndaj Atletico Madridit në mesjavë ne kaluar. Por fitorja e shënuar 3:2 në një të tetën e finales në Ligën e Kampionëve nuk i mjaftoi Tottenhamit. Kalimin në çerekfinale e siguroi ekipi spanjoll me rezultat të përgjithshëm, 7:5.
Igor Jesus Morgan Gibbs-White dhe Taiëo Awoniyi shënuan golat e fitores për Nottinghamin.
Tottenhami bie në vendin e 17-të me 30 pikë.
Aston Villa fitoi 2:0 ndaj West Ham Unitedit.