Aeroporti i Stambollit ka qenë sërish aeroporti më i ngarkuar në Evropë javën e kaluar, me një mesatare prej 1,556 fluturimesh në ditë, ka njoftuar të premten ministri turk i Transportit, Abdulkadir Uraloglu.
“Nga data 13 deri më 19 tetor, Aeroporti i Stambollit ka lënë pas aeroportet e Amsterdamit, Frankfurtit, Parisit dhe Londrës”, ka thënë Uraloglu në një deklaratë.
Në të njëjtën listë, Aeroporti i Antalias u rendit në vendin e nëntë me një mesatare prej 957 fluturimesh në ditë.
Sipas raportit të Organizatës Evropiane për Sigurinë e Navigacionit Ajror (Eurocontrol), që mbulon periudhën nga 13 deri më 19 tetor, Turqia në tërësi u rendit e gjashta ndër vendet evropiane për nga vëllimi i trafikut ajror, me një mesatare prej 3,841 fluturimesh në ditë, duke lënë pas vende si Greqia, Holanda, Polonia dhe Norvegjia.
Uraloglu gjithashtu bëri të ditur se Aeroporti i Stambollit u rendit i shtati në botë ndër 25 aeroportet kryesore në botë.