Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

Andy Burnham do të bëhet sot kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar, duke zëvendësuar Keir Starmerin.

Starmer do të mbajë fjalimin e tij të fundit si kryeministër para mesditës, përpara se ai dhe Burnham të vizitojnë Mbretin Charles në Pallatin Buckingham.

Më pas, kryeministri i ri do të mbajë fjalimin e tij në Downing Street. Ai pritet të premtojë "më shumë hapësirë për frymëmarrje" për Britaninë, duke bërë thirrje për një politikë më "të qëndrueshme dhe të përgjegjshme".

Udhëheqësja e konservatorëve, Kemi Badenoch, i ka uruar kryeministrit të ri "çdo sukses", por ka pralajmëruar se ai po e nis detyrën e re pa një "plan të qartë".

Burnham ka marrë drejtimin e Partisë Laburiste të premten, teksa vetëm pak javë më parë kishte arritur të hynte edhe në Parlamentin britanik. 

Burnham do të jetë kryeministri i katërt gjatë mbretërimit të Mbretit Charles III, i cili nisi në vitin 2022.
Andy Burnham pason Keir Starmerin, Rishi Sunakun dhe Liz Trussin. 

Edhe Starmer thotë se po largohet me dinjitet, në fjalimin e fundit si kryeministër Botë 23 o. më parë Starmer thotë se po largohet me dinjitet, në fjalimin e fundit si kryeministër

Kjo do të thotë se, edhe një herë, Mbreti do të kryejë rolin e tij si kreu i shtetit: do t'i japë lamtumirën kryeministrit në largim gjatë një takimi të fundit privat dhe më pas do të presë pasardhësin e tij.

E gjithë kjo zhvillohet në Pallatin Buckingham, ku kryeministri i ri sillet për t'u takuar me Mbretin dhe ku Burnham-it do t'i kërkohet të formojë qeverinë.

Dikur ky ritual njihej si "puthja e dorës" (kissing hands), pasi kreu i ri i qeverisë puthte dorën e monarkut, por sot gjithçka përmbyllet me një shtrëngim duarsh dhe një fotografi për historinë.

Burnham premton ndihmë për koston e jetesës, në fjalimin e parë si kryeministër i Britanisë

21 o. më parë / 20 kor 2026 14:15
Andy Burnham

Photo: Associated Press

Në fjalimin e tij të parë si kryeministër i Britanisë së Madhe, Andy Burnham, ka thënë se do të fillojë të hartojë plane për t'u dhënë njerëzve më shumë "hapësirë frymëmarrjeje" mbi koston e jetesës, duke filluar nga e marta.

Kryeministri i ri ka thënë se më shumë të rinj do të ndihmohen të gjejnë punë duke ndryshuar sistemin arsimo, dhe do të jetë në dispozicion më shumë mbështetje, përfshirë mbështetjen për shëndetin mendor.

Burnham ka marrë detyrën të hënën pasi mbreti Charles i kërkoi atij ta formonte qeverinë, menjëherë pas largimit zyrtar të parardhësit të tij, Keir Starmer.

Ai është zyrtarisht kryeministri i 59-të i Mbretërisë së Bashkuar. 

Javën e kaluar ai ka zëvendësuar Starmerin si lider i Partisë Laburiste, forcës qeverisëse të qendrës së majtë.

Andy Burnham bëhet kryeministër i Britanisë së Madhe

22 o. më parë / 20 kor 2026 13:23
Andy Burnham

Photo: Associated Press

Andy Burnham është zyrtarisht kryeministri i 59-të i Mbretërisë së Bashkuar. Ai është pasardhës i Keir Starmerit.

Burnham është ftuar nga Mbreti Charles për të formuar qeverinë, gjatë një takimi privat në Pallatin Buckingham të hënën në mesditë.

Pallati ka publikuar një fotografi të dy burrave duke shtrënguar duart. 

Ceremonia, e njohur si "puthja e duarve", shënon kalimin e pushtetit nga ish-lideri Starmer te Burnham.

Javën e kaluar, Burnham ka zëvendësuar Starmerin si lider i Partisë Laburiste, forcës qeverisëse të qendrës së majtë.

Burnham është kryeministri i shtatë i Mbretërisë së Bashkuar që nga viti 2016, në një proces kalimi pushteti tashmë të përsëritur shpesh.

Demokracia parlamentare e Britanisë u mundëson partive në pushtet të ndryshojnë liderët dhe rrjedhimisht kryeministrat, pa pasur nevojë për zgjedhje të përgjithshme. Zgjedhjet e ardhshme kombëtare nuk janë të detyrueshme të mbahen para vitit 2029, ndonëse Burnham mund të shpallë zgjedhje më herët nëse dëshiron.

Nga pallati, Burnham do të shkojë në Downing Street, ku do të mbajë fjalimin e tij të parë si kryeministër.

Starmer thotë se po largohet me dinjitet, në fjalimin e fundit si kryeministër

23 o. më parë / 20 kor 2026 12:37
Keir Starmer

Photo: Associated Press

Keir Starmer, ka thënë se "puna ime ka përfunduar" gjatë fjalimit të tij të fundit si kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar, para se Andy Burnham ta zëvendësojë atë në "Doëning Street 10".

Ai ka reflektuar mbi arritjet e tij si kryeministër dhe i ka uruar suksese pasardhësit të tij, duke thënë se Burnham gëzon "mbështetjen e plotë" të tij.

"Po largohem me dinjitet, me buzëqeshje dhe krenar për gjithçka që kemi arritur”, ka thënë ai.

Starmer dhe Burnham më pas do të vizitojnë Mbretin Charles në Pallatin Buckingham, para se kryeministri i ri të mbajë fjalimin e tij në Doëning Street.

Burnham do të premtojë "më shumë hapësirë për frymëmarrje" për Britaninë, duke mbrojtur një politikë më "të qëndrueshme dhe të përgjegjshme".

Burnham ka marrë drejtimin e Partisë Laburiste të premten.

Sapo të marrë detyrën, Burnham do të fillojë emërimet dhe shkarkimet e ministrave. Ministri përgjegjës për burgjet, Lord Timpson, ka dhënë dorëheqjen mëngjesin e së hënës.

Si e ndryshon Britania kryeministrin pa zgjedhje të përgjithshme?

1 d. më parë / 20 kor 2026 11:00
Britania e Madhe

Njerëzit në vende të tjera shpesh habiten se si Mbretëria e Bashkuar mund të vazhdojë të ndryshojë kryeministra pa mbajtur zgjedhje të përgjithshme.

Në Mbretërinë e Bashkuar, kryeministri është thjesht udhëheqësi i partisë politike që ka shumicën e deputetëve në Dhomën e ulët të Parlamentit britanik.

Ata nuk zgjidhen drejtpërdrejt si presidentët e SHBA-së apo të Francës, edhe pse zgjedhjet e përgjithshme në Mbretërinë e Bashkuar shpesh mund të duken si zgjedhje presidenciale, për shkak të përqendrimit te liderët e partive.

Në fakt, të vetmit njerëz që votojnë për kryeministrin me emër janë zgjedhësit e zonës së tij elektorale.

Nëse një parti vendos të ndryshojë liderin para zgjedhjeve të radhës, siç ka ndodhur gjithnjë e më shpesh vitet e fundit, ajo mund ta bëjë këtë.

Andy Burnham mund të vendosë të shpallë zgjedhje kur të bëhet kryeministër, megjithëse nuk ka dhënë asnjë shenjë se do ta bëjë një gjë të tillë.

Ai do të duhet të përballet me elektoratin herët a vonë. Data e fundit e planifikuar për zgjedhjet e përgjithshme është 15 gushti i vitit 2029

Disa parti opozitare, por jo të gjitha, kërkojnë zgjedhje të menjëhershme, duke argumentuar se Burnham, i cili deri para një muaji nuk ishte as deputet, nuk ka mandat për të qenë kryeministër.

Ai argumenton se do t'u përmbahet në thelb politikave të përcaktuara në programin zgjedhor të Partisë Laburiste për vitin 2024 dhe se ka marrë mbështetjen e votuesve në Makerfield, të cilët e rikthyen në Parlament përmes zgjedhjeve të pjesshme.