Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Biden: Mosmarrëveshjet i zgjidhim në kutitë e votimit, jo me plumba

Biden

Foto: Associated Press

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, u ka bërë thirrje amerikanëve që të refuzojnë dhunën politike dhe të riangazhohen për zgjidhje paqësore të mosmarrëveshjeve.

Një ditë pas atentatit kundër ish-presidentit republikan, Donald Trump, Bideni ka thënë se në Amerikë nuk ka vend për asnjë lloj dhune. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Të shtënat në mitingun e Donald Trumpit në Pensilvani na kthejnë të gjithëve një hap prapa. Në Amerikë nuk ka vend për asnjë lloj dhune. Ne i zgjidhim mosmarrëveshjet në kutitë e votimit, e jo me plumba”, ka thënë ai. 

FBI-ja ka lëshuar një përditësim lidhur me hetimin e tij për tentativën për vrasjen e Trumpit, por nuk ka ofruar shumë detaje të reja.

Byroja ka përsëritur se nuk ka arritur ende ta kuptojë motivin pse Thomas Mattheë Crooks mund të ketë tentuar ta vrasë ish-presidentin, mirëpo është duke shqyrtuar rrjedhjen e ngjarjes. 

Crooks nuk ka qenë i njohur për autoritetet në të kaluarën dhe arma që ai përdori në të shtënat ishte blerë legalisht.

"Nuk ka shqetësime aktuale të sigurisë publike”, ka thënë FBI, raportoi BBC-ja.