Presidenti amerikan, Joe Biden, ka thënë se nuk është i sigurt se do të ketë tranzicion paqësor të pushtetit nëse Donald Trump humb zgjedhjet presidenciale në nëntor.
“Nëse Trumpi humb, nuk jam aspak i sigurt”, i ka thënë “CBS Neës” në intervistën e tij të parë pasi u tërhoq nga gara presidenciale.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Trumpi e ka me të vërtetë atë që thotë, ne nuk e marrim seriozisht. Ai e ka me të vërtetë, të gjitha këto gjëra rreth ‘nëse humbasim do të jetë gjakderdhje’”, ka thënë ai.
Deklarata e Trumpit se do të ishte gjakderdhje për vendin nëse humb zgjedhjet, pati nxitur një varg kritikash.
Demokratët përsëritën mesazhin e fushatës së tyre se ish-presidenti përbën kërcënim për demokracinë. Por, nga ekipi i Trumpit u tha se fjala ishte nxjerrë nga konteksti dhe se ajo ishte thënë referuar industrisë së automjeteve.