Botë

Bideni përgatit urdhër ekzekutiv për ta luftuar imigracionin

Joe Biden - president i SHBA-se

Foto: Associated Press

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, po planifikon ta nënshkruajë një urdhër ekzekutiv që do t'i bllokojë kërkesat për azil në kufirin SHBA – Meksikë sapo numri i shifrave ditore të arrijë në 2500.  Kufiri do të rihapet kur shifrat zbresin në 1500,  raporton agjencia “AP”. 

Ndikimi i shifrës 2500 nënkupton se kufiri mund të mbyllet për migrantët që kërkojnë azil menjëherë, pasi shifrat ditore janë më të larta tash të kalimeve. 

Biden pritet të njoftojë këto veprime të martën në Shtëpinë e Bardhë në një ngjarje në të cilën janë ftuar kryetarët e komunave kufitare. 

Pesë persona të njohur me diskutimet kanë konfirmuar për “AP” shifrën 2500 ndërsa dy të tjerë kanë thënë se shifra është 1500. Shifrat janë mesatare ditore gjatë periudhës njëjavore. Të gjithë personat insistuan të flasin në kushte anonimiteti. 

Aktivitetet tjera kufitare, si tregtia, pritet të vazhdojë. 

Biden ka diskutuar me muaj të tërë për të vepruar vetë pasi legjislacioni bipartizan për të luftuar imigracionin dështoi shkaku i republikanëve, të cilët u larguan masivisht nga marrëveshja të nxitur nga ish-presidenti Donald Trump. 

Bideni vazhdoi të shqyrtoi veprime ekzekutive ndonëse numri i kalimeve ilegale në kufirin SHBA – Meksikë kanë rënë për muaj të tërë, pjesërisht për shkak të përpjekjeve të shtuara të Meksikës.