Irani ka instaluar një billbord me imazhin e presidentit amerikan Donald Trump të shtrirë në një arkivol, ndërsa kërcënimet e Teheranit për jetën e tij vazhdojnë.
Billbordi u paraqit në sheshin Enghelab të Teheranit, në zemër të kryeqytetit iranian.

Në qendër të sheshit është po ashtu statuja e sapoinstaluar që paraqet grushtin e ish-udhëheqësit suprem, Ayatollah Ali Khamenei.
Khamenei ishte vrarë në fillim të luftës më 28 shkurt, kur rezidenca e tij u shënjestrua në një sulm amerikano-izraelit.
Zyrtarët iranianë janë zotuar qysh atëherë do të hakmerreshin për vrasjen e tij, raportoi AP.
Posterë të ngjashëm që shfaqin Trumpin dhe familjarët e tij në arkivole janë vendosur në pjesë të tjera të kryeqytetit.
-
Në vend të djallit, fotografia e Trumpit gjuhet me gurë gjatë funeralit të Khameneit në Iran
-
Sulmet amerikane ndërpresin linjën hekurudhore të qytetit ku do të varroset Khamenei
-
Me qindra mijëra njerëz, nis zyrtarisht ceremonia 6-ditore e varrimit të Khameneit
-
Funerali gjashtëditor i Ali Khameneit pritet të mbledhë miliona njerëz në Iran
-
Ish-udhëheqësi suprem i Iranit do të varroset muajin tjetër