Bisedimet që përfaqësues të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Iranit po i mbajnë në Pakistan, me qëllim për t’i dhënë fund luftës në Lindjen e Mesme, janë ngjarje e rrallë e takimeve mes lidershipeve të të dyja vendeve.
Që nga Revolucioni Islamik më 1979, kontakti direkt i nivelit më të lartë ishte kur më 2013, ish-presidenti Barack Obama e pati me presidentin e sapozgjedhur iranian Hassan Rouhani për programin nuklear të Iranit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPërgjegjësia e zëvendëspresidentit JD Vance është e madhe për një zyrtar amerikan, që më herët nuk ka pasur shumë përvojë diplomatike. Emisarët që i janë bashkuar atij, Steve Witkoff dhe Jared Kushner, po ashtu konsiderohen figura të reja në diplomacinë ndërkombëtare.
Shtëpia e Bardhë ka thënë se ka dërguar “ekipe të plota ekspertësh për çështje të caktuara” në Islamabad. Po ashtu ka thënë se ekspertë të tjerë po u ndihmojnë nga Washingtoni.