Britania e Madhe i ka dhënë leje Shteteve të Bashkuara të Amerikës për përdorimin e bazave të saj për të kryer sulme ndaj objektivave iraniane që lidhen me Ngushticën e Hormuzit
Më herët ishte lejuar përdorimi i bazave vetëm për operacione me karakter mbrojtës, me qëllim parandalimin e sulmeve të Iranit që mund të rrezikonin interesat ose jetët britanike, raporton BBC.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMegjithatë, gjatë një mbledhjeje të zhvilluar të premten, ministrat ranë dakord që ky autorizim të zgjerohet.
Por qeveria britanike e ka bërë të qartë se nuk do të përfshihet drejtpërdrejt në sulme, ndërsa parimet e qasjes së saj ndaj konfliktit mbeten të pandryshuara.
“Parimet mbi të cilat bazohet qasja britanike mbeten të njëjta. Britania mbetet e përkushtuar për mbrojtjen e popullit të saj, interesave dhe aleatëve, duke vepruar në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe pa u përfshirë në një konflikt më të gjerë”, thuhet në deklaratën e qeverisë.